
Partizani në këtë merkato nuk ka qenë aspak aty ku presin tifozët e tij. Si asnjë verë tjetër, afrimet deri tani janë emra pa bujë.
Agim Zeka, Vangjel Zguro dhe Rodrigo Piloto duken larg asaj çfarë pritet te nënkampionët. Kjo pasi kujtojmë se janë larguar emra me peshë titullari si Sota, Atanaskoski dhe Murataj.
Periudhë të vështirë Partizani kaloi dhe në verën e vitit 2020. Vetëm se atëherë kujtojmë që merkato ishte e bllokuar për shkak të çështjes “Erald Çinari”.
Kanë mbetur dhe rreth 3 javë nga fundi i merkatos. Sigurisht që priten afrime të tjera, ndërsa niveli i tyre mbetet për t’u parë.
Partizani me paraqitjen në Europë zhgënjeu tërësisht. Vetë ish-trajneri Orges Shehi përmendi çështjen e merkatos, ndërsa më pas u largua. Drejtuesit në këtë mënyrë duket se injoruan trajnerin durrsak.
Aktualisht vetëm Franci Lala përflitet te kampi i kuq. Ish-mbrojtësi i Kukësit ka zbarkuar në stërvitje me 17 herë kampionët e vendit.