Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Drejtori i Egnatias ‘citon’ Mourinhon: Në kushte normale apo jonormale, ne do të jemi kampionë

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Egnatias ‘citon’ Mourinhon: Në kushte normale apo
Drejtori Klejdi Zenelaj dhe skuadra e Egnatias

Final Four ka ndryshuar totalisht këtë sezon të Superiores. Formati i ri zeron pikët e 4 skuadrave të para të cilat në fund të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën me eliminim direkt.

Ky format në një formë apo në tjetrën “heq nga fjalori” fjalën ‘Favorit’. Egnatia është skuadra e cila ka kryesuar bindshëm pjesën më të madhe të sezonit dhe në një kampionat ‘normal’, titulli kampion do të ishte i ‘blinduar’.

Megjithatë, drejtori i rrogozhinasve s’ka dyshime për produktin final. Me një postim në InstaStory, ai ndan një shprehje të famshme të Mourinhos i cili gjatë kohës kur drejtonte Porton thonte: Në kushte normale, ne do të jemi kampionë. Dhe, në kushte jonormale, ne përsëri do të jemi kampionë.

Drejtori i Egnatias ‘citon’ Mourinhon: Në kushte normale apo
 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga