
Bruno Dita
Bruno Dita pësoi një dëmtim gjatë fazës së nxehmjes para duelit me Elbasanin. Një dëmtim që ia bëri të pamundur të luante ndaj verdhebluve dhe kjo i shkaktoi “dhimbje koke” Ilir Dajës dhe stafit të tij.
Kapiteni ka bërë vizitat mjekësorë dhe ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit, ndërsa siç mësohet do të udhëtojë drejt Serbisë për një rikuperim më të shpejtë. Kjo lë të kuptohet se Dita humbet derbin me Partizanin.
All - Paragraf - 3
Dëmtimi muskulor që lojtari ka do ta mbajë atë larg fushave për 2-3 javë. Kjo do të thotë që Dita nuk humbet vetëm derbin me Partizanin që do të luhet në fundjavë, por edhe sfidën me Skënderbeun, ndërsa rrezikon duelin me Teutën.
Poll