Kategoria Superiore mbylli javën e 7-të të kampionatit në fundjavën që sapo lamë pas. Rezultate interesante, gola të minutave të fundit, përmbysje e fitore të para u shënuan në këtë raund.
FSHF ka hapur një sondazh në rrjete sociale ku ndjekësit do të zgjedhin golin më të bukur të kësaj jave. Tre golat kandidatë janë përzgjedhur, dopieta e Fatmir Prengaj i cili merr pjesë 2 herë si dhe ai i Dejvi Bregut.
Prengaj i dha fitoren e parë këtë sezon Tiranës duke shënuar 2 gola ‘fotokopje’ që përmbysën Skënderbeun në ‘Air Albania’. Bregu nga ana tjetër i dha fitoren e artë Dinamos në minutën e fundit të ndeshjes përballë Vllaznisë.
Fituesi do të përzgjidhet në bazë të pëlqimeve për secilin gol në komentet e postimit të FSHF.
View this post on Instagram