
Elbasani dhe Dinamo u ndalën në barazim sot me shifrat 1-1 në ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Lojtari më i mirë i takimit u shpall Musta, i cili doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
“Mbase dhe koincidencë, por këto ndeshje kam diçka më tepër, tifozët. Çdo gjë më e fortë, mbase edhe nga eksperienca mundohem t’i vlerësoj më shumë.
Pjesën e parë i pritëm te 1/3 e fushës Dinamon, mbase i lejuam të dilnin te manovra e tyra. Na dolën shpesh herë nga presioni.
Do t’i ndërroja të gjithë golat, vetëm të ishim më shumë pikë dhe ekipi të fitonte. Mos harrojmë kemi lojtarë me eksperiencë, shumë nga formacioni i parë luajnë për herë të parë në Superligë. Shpesh nuk e kuptojnë si shkon kampionati me katër faza, ku çdo pikë e lënë të dhemb.
Na mungon lojtari gol, duhet të jemi më cinikë. Kemi shumë lojtarë të huaj, që nuk e dinë peshën, nuk e dinë se në 85% të rasteve kush shënon gol, fiton. Nuk ka shumë remuntada. E kam thënë që jemi ekip i ri në Superligë, nuk po them për lojtarët, por sado që mundohemi nuk kemi qenë cinikë. Kur na ka ardhur shansi për Final Four, apo 2-3 fitore radhazi, ekipi ka çeduar.
Futbolli luhet vetëm për golin. Ekipi krijon shumë shanse. Jemi ekp që sulmojmë me 4-5 lojtarë në 16-shen e kundërshtarit. Ekipet e tjera mbrohen mirë, kanë lojtarë në tranzicion pozitiv të shpejtë. Është edhe pak puna e cilësisë.Një pikë mjaft e rëndësishme për ekipin tonë është Arsen Kasa, që bën punën e pisët dhe komandon mesfushën.
Përtej futbollit sepse futbolli është lojë, jeta vazhdon, ngushëllime familjarëve në Maqedoninë e Veriut për humbjet e mëdha që kanë pësuar”, u shpreh Musta.