
Bylis ka triumfuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Malomo Taofeek Ayodeji që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.
“Siç kam thënë unë punoj fort dhe jam konfident që do të shënoj 10 gola deri në fund të kampionatit. Ishte hera e parë e imja që kam shënuar gol me kokë edhe pse Jazxhi ishte më i gjatë, besova se do e shënoja dhe e shënova.
Merkato, Da Silva? Ka qenë një afrim i mirë si dhe në ndeshjen ndaj Partizanit, ka qenë vendimtar. Ai ka shënuar gol dhe ka asistuar për mua. Edhe ardhjet et tjera të janarit kanë bërë mjaft mirë”, është shprehur Malomo.