
Egnatia dhe Partizani është njëra nga gjysmëfinalet e “Final Four”. Përballje kjo që do të luhet ditën e hënë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.
Do të sfidohen mes tyre 2 nga ekipet më me rivalitet në 2 vitet e fundit në kampionatin shqiptarë. Si për ironi të fatit, këtë sezon mes tyre janë përballur pot 6 herë, 4 herë në kampionat dhe 2 herë të tjera në Kupën e Shqipërisë.
Nga këto sfida 3 janë fituar nga të kuqtë, 1 në Kupë dhe 2 në kampionat, ndërsa rrogozhinasit kanë mundur të fitojnë 1 ndeshje në Superiore dhe 1 në Kupë, kurse 1 tjetër përballje mes tyre ka përfunduar barazim.
Statistika këto që tregojnë se Partizani e di mirë se si fitohet ndaj kampionëve aktualë. Por si për ironi të fatit kjo sfidë është një ripërsëritje e finales së titullit të sezonit të kaluar. Takim që u fitua 1-0 nga Egnatia dhe ku rrogozhinasit arritën të fitojnë për herë të parë titullin kampion.
Për këtë, “Demat” duke besuar fort te statistikat e këtij sezonit do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren dhe “hakmarrjen” ndaj kampionëve aktualë.