
Elbasani
Elbasani barazoi 1-1 në javën e parë në transfertën përballë Skënderbeut, teksa në javën e dytë do të luajë në shtëpi kundër Teutës. Sfida që do të zhvillohet këtë të hënë, do të startojë në orën 20:00.
Një nga mungesat e verdhebluve në javën e parë ishte portieri Giuseppe Agostino. Ky i fundit për shkak të dëmtimit të rëndë është rikthyer në Itali.
Duke parë situatën, bëhet me dije se Elbasani do të futet përsëri në merkato për një portier. Nuk dihet ende cilin gardian do të “peshkojnë” verdheblutë, por ata mbeten aty në treg duke kërkuar.
Poll