Vora do të përballet me Partizanin në kuadër të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Skuadra e Arian Bellait do të luajë në “shtëpinë” e rikontrukturuar, e cila do të hapë dyert ditën e nesërme.
Spektakli në fushë do të startojë në orën 13:30, ku ekipet do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët. Padiskutim që në këtë moment të veçantë dhe të rëndësishëm për skuadrën, klubi kërkon që mbështetja e tifozëve të jetë sa më e madhe.
Për këtë drejtuesit kanë vendosur që në sfidën e ditës së nesërme ndaj “Demave”, hyrja në stadium për tifozet vajza dhe për fëmijët nën 12 vjeç, hyrja të jetë falas. Ndërkohë për pjesën tjetër të tifozëve, biletat kanë dalë në shitje ditën e djeshme.
Çmimet e tyre variojnë nga 300 lekë në tribunën përballë deri në 2000 lekë në tribunën VIP.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
