Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Do përpiqem të jap më të mirën me Partizanin”, Isgandarli zbulon prapaskenat e transferimit: Për shkak të pasaportës...

Shkruar nga NEWSPORT
“Do përpiqem të jap më të mirën me
Vusal Isgandarli

Vusal Isgandarli ishte një nga afrimet më interesante të Partizanit. Ndërkohë që sulmuesi azer ka zbuluar së fundmi edhe “prapaskenat” e transferimit të tij te “Demat”, duke u shprehur se për shkak të pasaportës kishte ardhur edhe rikthimi në Superiore.

“Kisha oferta të tjera. Te Boluspor luajta shumë ndeshje sezonin e fundit. Madje, më erdhën oferta edhe nga vende që nuk i prisja. Por për shkak të problemit me pasaportën, nuk arrita të shkoja atje. Në fund zgjodha Partizanin. U bëftë më e mira, tashmë e kam përqendruar të gjithë vëmendjen te ky klub. Jam i lumtur për këtë zgjedhje.

Do të përpiqem të jap më të mirën për Partizanin. E kemi përfunduar para kohe aventurën tonë në Europë. Në fakt, në të dyja ndeshjet ndaj Kaljus luajtëm mirë, por humbëm shumë raste. Tani do të përgatitemi më mirë për kampionatin. Objektiv është titulli kampion. Tashmë të gjithë jemi përqendruar vetëm te kampionati”, tha Isgandarli për “stadionaz”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga