Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Do bëjmë çmos për ëndrrën 25-vjeçare”, Edi Martini: Kishim mundëis të shënonim më shumë, çunat duhet të jenë kavalierë

Shkruar nga NEWSPORT
“Do bëjmë çmos për ëndrrën
Edi Martini

Vllaznia ka mposhtur Vorën mbrëmjen e sotme me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini doli në prononcim për mediat.

“Patëm vetëkënaqësi në fund sesa rënie. Kishim mundësi në fund për të pasuar dhe kishim mundësi të shënonim gola të tjerë. Vora na vuri në vështirësi, ajo që më mërziti sot ishte egoizmi i lojtarëve përpara portës, të cilët duhet të jenë pak më kavalierë. E bënë lojën të fituar para kohës, në Shkodër sëmundja më e keqe është euforia.

Ne do të luftojmë përditë që ta heqim këtë gjë nga ekipi. Normalisht duhet të jemi shumë më tepër rigorozë tek detyrat dhe sidomos në fazën difensive. Unë këta lojtarë i kam përdorur në fazë përgatitore dhe kanë bërë shumë mirë. Janë lojtarë që mundesh t’i fusësh çdo moment. Të mos harrojmë që kishim 5 mungesa. Kisha dhimbje koka çdo ditë, asnjë lojtar nuk e dinte se kush do të ishte në formacion ditën e ndeshjes. Ne nuk kemi pse të fshehemi, duhet ta shohim veten në pasqyrë dhe të shohim forcën reale që kemi. Është një vit që do bëjmë çmos për të realizuar atë ëndërr 25-vjeçare shkodrane.

Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar. Unë me lojtarët bërtas fort me shpirt e me zemër, por i dua shumë dhe ata e dinë. Kam një ekip me djem perfektë dhe me djem profesionistë. Çdo gjë mund të ndodhë në dhomat e zhveshjeve tona, por e njohim njëri-tjetrin”, u shpreh Martini.

Poll

Lexo gjithashtu