
Partizani
Në kampin e Partizanit po zhvillojnë seanca stërvitore një javë para rinisjes së Superiores. Në kampin stërvitor të “Demave të Kuq” ditën e sotme ka festë, bëhet fjalë për Mateo Shanajn.
Ky i fundit sot feston ditëlindjen e tij dhe mbush 24 vjeç. Klubi kryeqytetas paraditen e sotme nuk ka ngurruar t’i bëjë një urim të veçantë mbrojtësit të ekipit të tyre në rrjetet sociale.
“100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe”, shkruan Partizani. Mateo Shanaj u bashkua me “Demat e Kuq” verën e vitit të kaluar duke u transferuar nga Apolonia e Fierit.
Poll