
Elton Guranjaku & Bruno Lulaj
Ditën e sotme në kampin e Elbasanit është një ditë feste. Drejtori Sportiv i klubit verdheblu, Elton Guranjaku feston ditëlindjen e tij ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i Elbasanit, Bruno Lulaj. Me një postim në rrjetet e tij sociale, ish-mbrojtësi i Tiranës ka uruar Guranjakun për ditën e tij të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen drejtor”, shkruan Bruno Lulaj në rrjetet e tij sociale. Tashmë në detyrën e drejtorit sportiv, por më parë Guranjaku ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Elbasanit në vitet 2004-2006.