Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

DISIPLINA/ Ilir Daja i “plas gjobën” në fytyrë Dinamos, e pësojnë edhe klubet e tjera (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
DISIPLINA/ Ilir Daja i “plas gjobën” në fytyrë
Foto ilustruese

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë publike sot vendimet e marra për javën e fundit të futbollit në Shqipëri. Këto vendime lidhen me Superioren, Kategorinë e Parë dhe deri te futbolli i moshave.

Mospranimi i Ilir Dajës për t’u prononcuar pas ndeshjes me Laçin, ka bërë që ai të gjobitet me 100 mijë lekë. Kjo shumë do të paguhet nga klubi dinamovit. Gjoba ka pasur edhe për Bylisin dhe Laçin, për shkak të sjelljes së tifozëve.

VENDIMET:

1.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Laçi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës në mënyrë të përsëritur, pas ndeshjes KF Laçi kundër FC Dinamo City, në bazë të neneve 3/c dhe 6/1/c të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 100,000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, FC Dinamo City ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

4. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. FC Vlora Femra U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-17 Femra, kunder Lushnja U-17 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
7. KF Erzeni U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kunder Shkëndija Tiranë U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
8. Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder KF Vora U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
9. Loris B U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AS Luftëtari U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
10. AS L. Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër,kunder AF Memaliaj U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
11. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder KF Laçi U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
12. SC Porto U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Lezhë, kunder Kukësi G U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. AF Brians U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-11, Zona Rajonale Lezhë, kunder Mirdita-IBGR U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
14. FK Kukësi U-17, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe cënuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes kundër Akademia Etien U-17, në bazë të neneve 6/3/j, 8, 13/2, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. Zyrtari i Etien Akademi U-17, Benard Pjetra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
16. Zyrtari i FK Kukësi U-17, Agim Belaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtarë duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të nenit 13/2/a dhe 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
17. Lojtari i FK Kukësi U-17, Leonard Ademaj, për sjellje josportive dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Fushë Kruja U-17, Angelos Berhami, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga