Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

DISIPLINA/ Gjobë Vllaznisë dhe pezullim Ndriçim Shtubinës, dënohet edhe zyrtari i Kukësit, Gjici

Shkruar nga NEWSPORT
DISIPLINA/ Gjobë Vllaznisë dhe pezullim Ndriçim Shtubinës,
Komisioni i Disiplinës

Komsioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka zbardhur vendimet për dy ndeshjet e javës së fundit të Superiores, Vllaznia - Egnatia dhe Kukësi - Skënderbeu.

Klubi shkodran gjobitet për sjellje të gabuar të tifozërisë duke hedhur sende në fushën e lojës, ndërsa iu pezullohet me 2 ndeshje edhe zyrtari Ndriçim Shtubina.

Në Kukësi është Eronaldo Gjici, zyrtari i klubit që dënohet me 4 ndeshje pezullin nga aktiviteti për shkak të sjelljeve josportive ndaj gjqytarit të ndeshjes.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.04.2024

1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Vllaznia, Ndriçim Shtubina, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga