Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia nderojnë Shqipërinë, reagon presidenti Duka pas fitoreve të tre ekipeve

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia nderojnë Shqipërinë, reagon
Armand Duka

Tre ekipet shqiptare, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia bënë një mbrëmje të mrekullueshme dje. Të treja ekipet e Superiores arritën të triumfonin në ndeshjet e tyre përkatëse në turin e dytë të Conference League.

Tepër i kënaqur nga fitoret e tre ekipeve shqiptare ka mbetur padyshim edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke shprehur inkurajim dhe motivim për të treja ekipet.

“Urime Dinamo City, Vllazni dhe Egnatia!

Triumfi në ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues të UEFA Conference League është mjaft pozitiv për tre ekipet tona dhe për futbollin shqiptar.

Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, duhet i njëjti përqendrim për të vazhduar më tej në raundin tjetër të Conference League.

Këto fitore janë motivim për të tria ekipet, që fillimin e kishin të mbarë dhe tani presim të përmbyllin me sukses objektivin për t'u kualifikuar.”, shkruan Armand Duka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga