Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo nis përgatitjet për Elbasanin, klubi emëron trajnerin e përkohshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo nis përgatitjet për Elbasanin, klubi emëron trajnerin e
Dinamo

Dinamo do të luajë ditën e dielë përballë Elbasanit, sfidën e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 20:00.

Dinamovitët kanë nisur nga puna, duke u përgatitur për këtë ndeshje mjaft delikate. Kujtojmë që skuadra është momentalisht pa trajner, me Dritan Mehmetin që u pezullua nga detyra në ekipin e parë dhe është kaluar te Dinamo U21.

Dinamo nis përgatitjet për Elbasanin, klubi emëron trajnerin e
Erjon Xhafa

Megjithatë, “Blutë” kanë kryer seancat stërvitore në normalitet, nën mbikëqyrjen e Erjon Xhafës. Ky i fundit është pjesë e stafit drejtues të “Nëndetëses”, teksa përveç seancave stërvitore, pritet ta udhëheqë ekipin edhe ndaj Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga