
Dinamo
Dinamo do të luajë ditën e nesërme sfidën e fundit në kampionat si pritëse. Kështu “Blutë” në orën 16:00 do të presin Egnatian për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 35-të të Superiores.
Për shkak të mungesës së alternativave për të luajtur në kryeqytet kjo sfidë do të zhvendoset në Elbasan. Një duel mjaft i rëndësishëm për “Nëndetësen”, të cilët do të kërkojnë 3 pikët në “Elbasan Arena”.
Kujtojmë se Dinamo aktualisht ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit me 47 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërsa kanë 1 më shumë se Tiranaa. Pas Egnatias skuadra e Dritan Mehmetit do të sfidohet me Teutën në “niko Dovana”, teksa janë të detyruar për 6 pikë për të qëndruar në top-4.
Poll