Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dinamo përdori armët”, Bellai i vë fajin vetes pas humbjes me përmbysje: U nxitova!

Shkruar nga NEWSPORT
“Dinamo përdori armët”, Bellai i vë fajin vetes pas
Arjan Bellai

Dinamo ka fituar me përmbysje përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i Vorës, Arjan Bellai. 

“Pjesa e parë ishte më e mirë, e kishim përgatitur si të mbronim Dinamon. S’i lamë hapësira që të kalonte nga qendra, duke ditur që ata kanë vertikalizimet dhe mbajtjen e topit. Në pjesën e parë ia arritëm qëllimit. Sa herë e morëm topin u bëmë të rrezikshëm. Në pjesën e dytë s’mund të pësohen ato gola, sidomos në goditje standarde, pasi Dinamo s’ka lojtarë shtatlartë.

Ne luftojmë për pikët, 1 pikë apo të plotat, që të ikim nga 16 pikët që kemi ngelur që me Vllazninë, vendnumëro, kjo më shqetëson. Nuk gjetëm dot kohën e markimit dhe dy sulmuesit që kishim lart, e humbën atë ekuilibrin. Dinamo e përdori armën e fortë. Kjo ndeshje mbaroi, le të shohim tjetrën. Të fitojmë për festat e fundvitit që të kalojmë bukur me familjen.

Ne kishim mundësi në pjesën e parë, që të ndryshonin pozicionet lojtarët e mi. Në të dytën s’e kishim këtë. Dinamo e jepte topin në ato zona që ne gjithmonë ishim bosh. Gjërat i kupton më mirë pas ndeshje, kishte gabime. Një nga stoperat duhej të ngjitej lart së bashku me Bregun. Nuk ia arritëm, s’duhet të ngelemi tek kjo, vjen ndeshja tjetër dhe është gabimi im.

Ndryshimi i sistemit direkt sapo filloi pjesa e dytë? Unë i pranova gabimet. Siç themi për futbollistët, t’i pranojmë edhe trajnerët kur i bëjmë. Ndryshe mendova, por kur ishim 0-1, nuk e kisha menduar 3-5-2. Kur pësuam golin e bëmë direkt, për të mbajtur disi larg Dinamon. Por përsëri s’ia dolëm. Maliqi dhe Neziri vinin sipër. Unë e pranoj, u nxitova. Po ta kisha bërë më herët, do jepja më mirë udhëzime si të markonin. Por në lojë e sipër ka presion”, tha Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu