Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo pa “shtëpi”, vendoset stadiumi ku do të luajnë ndaj Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo pa “shtëpi”, vendoset stadiumi ku do të luajnë
Dinamo

Dinamo do të presë Erzenin për të zhviluar mes tyre sfidën e javës së 31-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm për “Blutë” që do të synojnë fitoren ndaj shijakasve, takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00.

Kjo përballje ishte në “ajër”, pasi Dinamo është skuadër pa “shtëpi”. Drejtuesit sigurisht donin të luanin në “Air Albania” pasi do të kenë edhe mbështetjen më të madhe të tifozëve dhe siç duket FSHF-ja u  ka plotësuar dëshirën.

Kështu ditën e diel në orën 18:00 Dinamo përplas "brirët" me Erzenin për 3 pikët e javës 31 në "Air Albania". Kujtojmë se "Blutë" ndodhen në "Final - Four" me 43 pikë në vendin e 4-të.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga