
Dinamo - Bylis
Dinamo – Bylis do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Një sfidë shumë e rëndësishme për dinamovitët që tentojnë fitoren ndaj ballshiotëve, ndërsa tentojnë t’i japin fund barazimeve në kampionat dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.
Për këtë drejtuesit kanë nxjerrë në shitje biletat. 500 lekë kushton një biletë në tribunën D-E-F, ndërsa 1000 lekë kushton në tribunën A-B. Nga ana tjetër në tribunën VIP kushton 1500 lekë.
View this post on Instagram
Poll