
Dinamo
Dinamo është e fokusuar te Akademia, nga ku do nisë dhe puna për sezonin e ri. Kështu klubi dinamovit ka njoftuar se më datë 3 qershor nisin seleksionimet për të gjitha grupmoshat.
“Akademia e FC Dinamo City njofton se më datë 3 qershor, duke filluar nga ora 16:00, fillojnë seleksionimet për të gjitha grup-moshat, në kompleksin e Arbanës. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këto seleksionime mund të kontaktojnë në numrin: 0692027666”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Nga Akademia pikasen dhe elementë që mund t’i vlejnë “Nëndetëses” për të ardhmen. Kjo është dhe arsyeja përse Dinamo do të fokusohet edhe më shumë këtë sezon te moshat.
Poll