Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo ndaj kampionëve me mungesa, Ilir Daja skicon formacionin e mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo ndaj kampionëve me mungesa, Ilir Daja skicon formacionin e
Dinamo

Dinamo do të luajë në një transfertë të vështirë ditën e sotme. Ekipi i Ilir Dajës do të përballet me kampionët aktualë të Superiores.

Në orën  17:00 do të përplasin “brirët” në “Egnatia Arena”. Një nga duelet më të luftuara të ditës së stome. Por timonieri i dinamovitëve nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Daja do të duhet të bëjë llogaritë pa dy futbollistë.

Karamba është i dëmtuar dhe nuk do të mund të kontribuojë ndaj rrogozhinasve. Ndërkohë Farruku është i pezulluar. Por gjithsesi Daja ka gjetur 11-shen me të cilën do të sfidojë Egnatian.

Formacioni i mundshëm:

Dinamo: Teqja, Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Vila, Bregu, Gundo, Nani. Trajner: Ilir Daja.  

Poll

Lexo gjithashtu