Trajneri i moshave tek Partizani, Gerd Haxhiu ka folur për takimin e Dinamos me Elbasanin sot. Këto dy klube takohen për herë të dytë sezonale po në “Elbasan Arena”. Herën e parë dinamovitët fituan edhe pse në stol ishte Xhafa. Tani është momenti të fitojnë me në krye Dajën.
Analisti Haxhiu është i pakënaqur nga moduli i lojës së Bordin me kontigjentin që ka dhe thekson se në lojë është mposhtur nga skuadrat por e kanë shpëtuar episodet e caktuara. Ndërsa për Dajën shpreh se problemin më të madh që e shqetëson është ndërtimi i mesfushës pasi skemat taktiko-interpretuese i ka të qarta.
“Tekniku Bordin na ka mësuar me shumë barazime dhe pse ka qenë afër humbjes në shumë sfida. Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë. Mbrojtja më e mirë, ia kam them dhe Dajës, është sulmi. Mirëpo tekniku italian e ka shmang humbjen, por me shumë barazime. Kundërshtarët e kanë falur duke gabuar, ndryshe Elbasani nuk do të ishte në këtë klasifikim në tabelë.
Sa i takon Dinamos, e kam parë më shumë se skuadrën time. Daja më ka thënë që rendësi kanë pikët. E gjeta skuadrën më ka thënë me pak pikë e tani është në vend të 4-të. me Tolin e Gudiabi. Herë luan romb e herë ndryshe. Dueli Friks që ia keni ngjitur epitetin i shkon fiks për shtat”, u shpreh trajeneri dhe analisti njëherësh, Gerd Haxhiu.