Sulejman Starova
Ish-trajneri i mirënjohur, tashmë analist Sulejman Starova në panelin e emisionit “Skaner” në MCN është ndalur në prononcimet e “zjarrta” mes trajnerëve Edi Martinit dhe Ilir Dajës, duke treguar edhe se kujt i mban “krahun” në këtë rast:
“Trajneri s’duhet të merret me kolegun. Unë që kam dalë në pension s’jam marrë asnjëherë. S’matet trajneri me trajnerin.
Edhe Ilir Daja s’ka pse thotë se i mësuam se si luhet futbolli, pasi e dimë që Shkodra është djepi i futbollit. S’po them që duhet të kërkojnë falje, por nuk është gjë e mirë”, tha Starova.
Poll
