Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo lëshon “terren” ndaj kreut pas humbjes me Egnatian, Ilir Daja: Gabuam në mbrojtje, gjykimi...

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo lëshon “terren” ndaj kreut pas humbjes me Egnatian, Ilir
Ilir Daja

Trajneri i Dinamos Ilir Daja ka reguar pas humbjes me shifrat 1 – 2 ndaj kampinoëve të Egantias, e vlefshme për javën e 16-të në Superiore. Pas kësaj disfate, “Blutë” kanë humbur disi terren ndaj kreut:

“Nuk jam nervoz fare, pavarësisht se nuk dua të merrem fare me gjykimin. Egnatia kishte më shumë dyluftime të forta se sa ne. Ata janë një ekip i pjekur. Më vjen mirë për rikthimin e Tetovës në stol.

Ai ka kontribut në ngritjen e futbollit shqiptar. Loja? Ishte e hapur për të dyja ekipet. Na munguan dyluftimet në topa të diskutueshme. Ata ishin më potentë se sa lojtarët tanë, kështu ndodhi edhe në golin e dytë të pësuar.

Ndoshta finalizimi çaloi. Topi i Artë? Unë kam një profil të ulët me mediat dhe spektaklet. Ka qenë një vendimi i imi. Arsyet nuk kam përse i them.

Ka qenë vendim i imi për të mos marrë pjesë në këtë event. Neve bëmë gabim në fazën e mbrojtjes, sidomos në krahun e djathtë. Kishim kohë vonesë për të bërë markimin. Kishim punuar, ama çaluam.

Dyluftimet tona ishin nën nivelin tonë për një lojë kaq të fortë. Qardaku duhej të kapte pozicionin e ‘8’, por mungoi. Ndaj Egnatias është e vështirë. Ta çosh rezultatin 0 – 2 në favor të Egnatias bëhet e vështirë. Ata kanë lojtarë me personalitet që bëjnë mirë edhe në zona të ngushta”.        

Poll

Lexo gjithashtu