
Dinamo
Dinamo e Ilir Dajës po përjeton një sezon “ëndërrash” në Conference League. Pasi bënë bujë me eliminimin e gjigantëve kroat të Hajduk Split, tashmë e ka radhën skuadra polake e Jagiellonia.
Ndeshja e parë do të mbahet të enjten në stadiumin mik të “Chorten Arena”, duke nisur nga ora 20:15. Skuadra e Dinamos ka mbërritur tashmë në Poloni dhe do të kryhen disa seanca stërvitore.
Ka qenë vetë klubi dinamovitë që e ka njoftuar mbërritjen në Poloni përmes Drejtorit sportiv, Ermal Barushi. Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë, bileta e kualifikimit për në fazën e grupeve të Conference League do të vendoset në “Air Albania”, Tiranë.
Poll