
Teuta dhe Bylis do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosi drejtësi në këtë ndeshje mjaft interesante.
Gjyqtar kryesor në këtë sfidë do të jetë Albert Doda, ndërsa asistentët e tij do të jenë, Ergys Spahiu dhe Gerald Cenolli. Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Olsion Yzeiraj.
Në dhomën e VAR-it në ndihmë të Albert Dodës do të vijnë dy arbitra me shumë eksperiencë, si Juxhin Xhaja dhe asistenti i tij që do të jetë Dorjan Maletaj.
Arbitër kryesor: Albert Doda
Asistent 1: Ergys Spahiu
Asistent 2: Gerald Cenolli
Arbitër i 4: Olsion Yzeiraj
Var: Juxhin Xhaja
Avar: Dorjan Maletaj