Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dhëmbë për dhëmbë” për kreun e klasifikimit, STATISTIKAT thonë “fjalën” e tyre për Partizani - Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
“Dhëmbë për dhëmbë” për kreun e
Partizani - Dinamo

Në javën e 22-të spikat derbi  i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, duel që është parashikuar të luhet në orën 16:30 në “Arenën e Demave”.

“Blutë” e Ilir Dajës vijnë pas fitores spektakolare 3-1 ndaj Elbasanit dhe kërkojnë në derbi një tjetër 3 pikësh ndaj një rivali direkt. Ndërkohë nga ana tjetër edhe “Demat” vijnë pas fitores 2-0 me Teutën.

Një duel që premton të jetë spektakël dhe i luftuar, pasi tëdyja ekipet bashkëkryesojnë Superioren me 37 pikë. Pavarësisht momentit se si vijnë këto skuadra në këtë përballje, statistikat thonë “fjalën” e tyre.

6 fitore ka arritur të marrë Partizani në 10 sfidat e fundit mes tyre. Ndërkohë 4 përballje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 ndeshje është fituar nga dinamovitët. Ilir Daja do të luajë “all-in” për të ndryshuar rrjedhën e statistikave në përballjet direkte.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga