
Vllaznia - Egnatia
Vllaznia ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Egnatian, takim që do të startojë në orën 20:00 në “Egnatia Arena”. Një duel shumë delikat për shkodranët, të cilët kërkojnë fitoren për tën tentuar edhe kreun e renditjes.
Nuk do të jetë aspak e lehtë përballë kampionëve aktuale. Kjo pasi Thomas Brdaric do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj rrogozhinasve.
Kristi Qarri ende nuk është rikuperuar, ndërsa Sala do të mungojë për arsye kartonësh. Mungesa me “peshë” këto për trajnerin gjerman, i cili ka barë edhe gati “kurthin” për kampionët.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Jago, Deliu, Krymi, Qato, Mala, Balaj, Gruda. Trajner: Thomas Brdaric
Poll