Tirana do të luajë të dielën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një përballje që pritet me interes të madh nga gjithë sportdashësit, e cila luhet jo vetëm për 3 pikë, por edhe për prestigjin e “sundimit” të kryeqytetit.
Pikërisht një sfidë e tillë ka treguar se presioni është i madh në dy kampet me trajnerët që jo rrallëherë e kanë pësuar prej humbjeve në derbi. Megjithatë situatë këtë herë me sa duket do të jetë ndryshe, pasi Tirana e ka bërë rotacionin në pankinë pak javë para ndeshjes me Partizanin.
Kujtojmë që në kryeqytet janë parë të largohen “timonierë” pas përballjeve të tilla. Mund të kujtojmë Julian Ahmatajn që u shkarkuar pas humbjes me Partizanin e nga kampi tjetër, Ilir Daja i “dha duart” të kuqve pikërisht pas një përballje me Tiranën.