Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi sjell pasoja të rënda te Partizani, "arkitekti" i merkatos së kuqe largohet nga kryeqytetasit: Bëra gjithçka që munda

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi sjell pasoja të rënda te Partizani, "arkitekti" i
Arbër Abilaliaj dhe Mladen Milinkovic

I papritur është lajmi që vjen nga skuadra e Partizanit një ditë pas humbjes në derbi. Arbër Abilaliaj nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit

Siç duket “pesha” e dështimit të Partizanit në këtë fillim sezoni ka rënë e gjitha mbi supet e Abilaliaj, si përgjegjësi kryesor për ndërtimin e skuadrës në merkaton e verës.

Humbja në derbi 3-0 ndaj Tiranës ka qenë e pa “kapërdijshme”, me drejtorin sportiv, që ka vendosur të mos jetë me pjesë e këtij ekipi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori sportiv nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa nënvizon se bëri gjithçka ka mundur për të çuar Partizanin drejt suksesit.

Kujtojmë se 39 vjeçari mori këtë rol te Partizani në korrik të vitit 2023 dhe gjatë kësaj kohe shpesh herë ka bërë edhe rolin e trajnerit, sa herë që të kuqtë kanë mbetur pa një timonier. Por pas më shumë se 2 vitesh, aventurës së tij si pjesë e të kuqve tashmë i erdhi fundi.

Derbi sjell pasoja të rënda te Partizani, "arkitekti" i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu