Derbi mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi 1-1. Një sfidë e cila nuk kaloi pa përplasje dhe sherre në “Arenën e Demave” si në fushë edhe në tribuna.
Goli i shënuar nga Sembene që solli edhe barzimin 1-1, solli sherrin e madh mes lojtarëve. Eldorian Halimi nuk kurseu asnjë nga futbollistit, teksa nuk ngrupi të nxirrte plot 8 kartonë të kuq, 7 për lojtarët dhe 1 për drejtorin sportiv të Tiranës, Agim Ibrahimin.
Kështu ky derbi “sakaton” ekipet e kryeqytetit, me lojtarët që humbasin kështu duelet e radhës në kampionat. Nga Partizani do të mungojnë Taipi, Bytyçi dhe Gudjufi, të cilët nuk do të mund të llogariten nga Aleksandar Veselinoviv për sfidën me Egnatian.
Ndërkohë Bledi Shkëmbi do të duhet të bëjë pa Gjumsin, Markun, Miçin dhe Kozin në sfidën e ardhshme me Skënderbeun. Kjo ka shtuar “hallet” e trajnerëve për duelet e ardhshme, të cilët duhet të mendojnë menjëherë për planin B.