Superiorja mbylli mbrëmjen e djeshme ndeshjet e javës së 5-të të saj, teksa tashmë menjëherë është kthye vëmendja nga sfidat e radhës. Duele mjaft spektakolare janë në program, ku gjithcka kulmon e derbin e kryeqytetit.
Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit shqiptarë. Kështu të shtunën do të luhen dy ndeshje. Skënderbeu – Laçi do të ngre siparin e kësaj jave, sfidë kjo që do të startojë në orën 17:00 dhe luhet në Korçë.
Ndërkohë rikthehen emocionet e një prej ndeshjeve më me rivalitet në futbollin shqiptarë. Partizani – Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në derbin e kryeqytetit, sfidë kjo që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:00.
Ditën e dielë do të luhen 3 përballjet e tjera. Në orën 17:00 do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Bylis, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Në orën 20:00 do të luhet paralelisht në “Elbasan Aren” dhe në “Niko Dovana”.
Në Elbasan do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Egnatia, ndërsa në Durrës do të duelojnë mes tyre Teuta dhe Dinamo.