Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi i parë i sezonit, Partizani – Tirana në “lupën” e STATISTIKAVE

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i parë i sezonit, Partizani – Tirana në
Partizani - Tirana nga sezoni i kaluar

Jemi 6 ditë para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet në “Air Albania”, ora 19:00 ditën e premte. Kjo pëballje është e vlefshme për ndeshjen e javës së 6-të, ndërsa ky duel vlen më shumë se 3 pikë për ekipet.

Gjithmonë derbet kanë qenë të luftuara, ku spektakli dhe emocionet kanë qenë të pranishme në fushën e lojës edhe në tribuna. I tillë pritet të jetë edhe derbi i parë i dy skuadrave kryeqytetase për këtë sezon.

“Demat” dhe bardheblutë nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa ndodhet në vendin në zonën e ftohtë të klasifikimit, saktësisht të kuqtë në vendin e 8-të dhe rivalët e tyre të fundit. Një duel ku fitorja për të dyja skuadrat është “jetike” dhe mjaft delikate për t’u ringritur dhe për t’u rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.

Por nëse i hedhim një sy përballjeve të së kaluarës, atmosfera duket ndryshe. Padiksutim që në këtë sfidë favoritë shihen të kuqtë. Kjo pasi edhe statistikat flasin në favorin e tyre. Derbi që do të luhet ditën e premte është derbi i 178-të që bardheblutë dhe “Demat” do të zhvillojnë mes tyre.

Të kuqtë kanë fituar 73, bardheblutë kanë triumfuar në 48, ndërsa 57 ndeshje kanë pëfunduar në barazim. Tirana ka arritur të shënojë 192 gola, ndërsa Partizani ka tundur rrjetën e rivalëve plot 237 herë.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është zhvilluar më 30 mars 1947, ku demat triumfuan 8-0. Kjo është fitorja më e thellë në një derbi mes tyre. Ndërkohë më 22 shtator 1985 bardheblutë do të triumfonin 7-3 ndaj të kuqve, duke u kthyer kështu reston.

Por nëse shikojmë 4 derbet e sezonit të kaluar, Tirana duket se ka kthyer statistikat në anën e saj. Kjo pasi nga 4 përballjet ka arritur të fitojë 1 duel mes tyre, ndërsa në 3 raste të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu