
Superiorja ka hyrë në një fazë mjaft interesante dhe tashmë çdo pikë e lënë rrugës “dhemb” shumëfish. Në fundjavë do të luhen ndeshje mjaft të luftuara, ku 4 ekipet e kreut do të përballen mes tyre, ku do të bëjnë llogaritë vendit të parë.
Kështu java e 22-të do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën do të sfidohen mes tyre Bylis – Tirana në orën 13:30. Ndërkohë në orën 16:30 e gjithë vëmendja do të jetë në Tiranë, ku në “Arenën e Demave” do të sfidohen Partizani – Dinamo. Derbi premton spektakël dhe pritet një duel majft emocionues.
Paralelisht do të luhet edhe Skënderbeu – Teuta. Korçarët kërkojnë pikë për të mbijetuar, ndërsa durrsakët për t’iu larguar sa më shumë zonës së fthtë.
Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 2 ndeshjet e tjera. Në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Shkodër. Në “Elbasan Arena” do të përballen Elbasani dhe Laçi, ndërsa vëmemdja do të jetë e gjitha në “Loro Boriçi”.
Vllaznia do të preë Egnatian dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë për kreun e klasifikimit. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan 2 ekipet në klasifikim, me skuadrat që mbajnë vendin e 3 dhe 4-të.
