Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi flet në gjuhën e “kuqe”, Dinamo e Ilir Dajës për të ndryshuar rrjedhën e STATISTIKAVE

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi flet në gjuhën e “kuqe”, Dinamo e Ilir Dajës
Dinamo - Partizani

Dinamo – Partizani është sfida që merr vëmendjen e tifozëve dhe që do të luhet në orën 17:00. Takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 31-të të kampionatit.

7 pikë kanë aktualisht dinamovitët më shumë se “Demat” dhe dueli mes tyre vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj. Por pavarësisht renditjes në kampionat, statistikat e dueleve direkte mes tyre thonë diçka tjetër.

Në 10-të duelet e fundit mes tyre, Partizani ka arritur të triumfojë në 5 raste, ndërsa ekipi i Ilir Dajës ia ka dalë të triumfojë vetëm në një takim, teksa 4 herë të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.

Fitorja e fundit e Dinamos është pak më shumë se 1 viti, saktësisht më 10 shkurt të vitit 2024. Ndërkohë Partizani në këtë sezon ka fituar 1 derbi, ndërsa 2 derbet e tjera janë mbyllur në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga