Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi “famëkeq” për Partizanin, Tirana iu “këputi kokat” të parëve të skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi “famëkeq” për Partizanin, Tirana iu
Arbër Abilaliaj dhe Mladen Milinkovic

Partizani prej kohës nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me të kuqtë që u mposhtën edhe në derbi nga Tirana me shifrat 3-0. Ky derbi rezultoi të ishte “famëkeq” për të kuqtë.

Kjo pasi bardheblutë “këputën kokat” e të parëve të skuadrës. Fillimisht “fortuna” e shkaktuar nga derbi mori me vete Arbër Abilaliaj, i cili siç dihet mbante rolin e drejtorit sportiv.

Si “arkitekti” i skuadrës, me afrimet e bëra në merkaton e janarit, mesa duket “dështoi” dhe pas disfatës ndaj rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit njoftoi largimin në rrjetet e tij sociale. Ndërkohë vetëm 2 ditë pas këtij largimi, klubi vendosi të shkarkojë edhe Mladen Milinkovic dhe 2 ndihmësit e tij.

Timonieri serb nuk ia doli të linte gjurmë në kryeqytet, ku në 6 javë grumbulloi vetëm 4 pikë dhe i “zhyti” të kuqtë në fundin e klasifikimin, saktësisht në vendin e 9-të. Një atmosferë dhe moment jo shumë i mirë te Partizani, me drejtuesit e klubin që shpresojnë që gjatë pauzës së kampionatit nga ndeshjet e Kombëtares, të arrijnë të gjejnë zëvendësuesit e tyre.  

Poll

Lexo gjithashtu