Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dënimet dhe gjobat “lumë” në futbollin shqiptar, DISIPLINA nuk fal Ilir Dajën dhe dhunën në Oriku – Butrinti

Shkruar nga NEWSPORT
Dënimet dhe gjobat “lumë” në futbollin shqiptar,
Disiplina

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Dënimet dhe gjobat kanë qenë “lumë” duke filluar nga Superiorja e deri në futbollin e moshave.

Gjobës prej 10 mijë lekëve të reja nuk i ka shpëtuar trajneri i Dinamos Ilir Daja për refuzimin e dhënies së intervistës pas ndeshjes me Tiranën. Gjithashtu, dënime të ashpra ka pasur edhe për dhunën e sfidës Oriku U17 – Butrinti U17.

VENDIMET:

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke tentuar për të hyrë në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1/e, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Bazuar në nenin 6/3/l të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, AF Elbasani urdhërohet të hartojë dhe zbatojë një plan masash parandaluese në lidhje me organizimin dhe garantimin e sigurisë në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjet e ardhshme të sezonit futbollistik 2024-2025.

Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për refuzimin e dhënies së intervistës pas ndeshjes, në bazë të neneve 3/c, 6/1/c, dhe 6/5 të KDE, si dhe nenit 77 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në shumën prej 10,000 (dhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 34/1 të KDE, vendoset pezullimi i plotë i dënimit disiplinor. Periudha e pezullimit me kusht, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Lojtari i KF Valbona, Kevi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Albanet, Al-Sawaai Matar Saleh Bakhit, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Pogradeci U-19, Kevin Mancellari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Pogradeci U-19, Ansel Gozhdari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Kinostudio U-19, Emircan Llozhi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Kinostudio U-19, Rei Pillati, për provokim të spektatorëve dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Lushnja U-19, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Egnatia U-18, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i AF Triumph U-16, Endri Renxa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana U-15, Rahul Hakaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Vllaznia U-15, Nikolas Gjoni, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Laçi U-19, Renato Gjonoca për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Anxhei Beluli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e pjesës së mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Oriku U-17, Endi Suloj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Oriku U-17, Elis Xhuvelaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Oriku U-17, Elis Kazheli, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti U-17, Anselio Metaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti U-17, Emiljano Beduli, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti U-17, Daniel Melo, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti U-17, Fiorgi Rexho, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Butrinti U-17, Ardi Serjanaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta U-15, Ilia Toci, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Deutch Sport U-15, Hendrit Margjeka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Tulipanët U-11, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi H, zona Rajonale Tiranë, kunder Studenti U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
FC Albanet, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi A, Zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo14A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Y-4 Albania U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder FK Vora U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KSP Junior A, U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi F, zona Rajonale Tiranë, kunder Triumph B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KSP Junior B, U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi F, zona Rajonale Tiranë, kunder Dinamo Junior B, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Sea Akademi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi F, zona Rajonale Tiranë, kunder TR 19 Akademi U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Football Republic U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi C, Zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Stars U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
KSP Junior U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi E, zona Rajonale Tiranë, kunder Tirana Golden Boys U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Y-4 Albania U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi A, zona Rajonale Tiranë, kunder Kombinati Futboll U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Sea Akademi U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi E, zona Rajonale Tiranë, kunder Drini Sport U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, zona Rajonale Tiranë, kunder FBA U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Denian Avdylaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-19, Leon Misja, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga