Tirana nuk ia doli të merrte më shumë se 1 pikë ndaj Partizanit në derbi. Një pikë që e po e paguan shumë, pasi nga kjo përbalkje u dëmtuar 3 futbollistë, ndërsa një tjetërt lojtar u ndëshkua me karton dhe do të mungojë në sfidën e rradhës.
Dembele u ndëshkua me të verdhë ndaj “Demave” dhe në këtë mënyrë për duelin me Skënderbeun që do të luhet ditën e enjte nuk do të mund të kontribuojë. Por në “ankth” Gugash Maganin e mbajnë 3 futbollistët e tjerë.
Gjumsi mori një dëmtim në shpatull, Meta dhe Jarmouni shfaqën probleme muskulore dhe gatishmëria e tyre ndaj korçarëve nuk dihet ende. Stafi i bardheblutë është gjithë sy e veshë nga stafi mjekësorë për një “dritë jeshile”.
Magani nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe duhet të bëjë gsti menjëherë edhe planin B. Dueli me Skënderbeun është i vlefshëm për javën e 16-të të Superiores dhe do të luhet në orën 17:00 ditën e enjte.