
Egnatia po punon për sezonin e ri dhe afrimi i fundit është Soumali Bakayoko. Rrogozhinasit luajnë në turin e parë të Champions League kundër kampionëve të Bosnjës, Borac Banja Luca.
Rikthimi i Redi Kasës në sulm dhe prezantimi i Bakayoko kanë shtuar kontigjentin në fazën sulmues. Presidenti Agim Demrozi nuk kursehet për afrimin e lojtarëve, teksa ka ditur dhe si të fitojë nga shitja e tyre.
Një prej tyre që është në lupën e klubeve të huaja është Jurguens Montenegro. Sulmuesi nga Kosta Rika u afrua me bujë, teksa rrogozhinasit paguajtën 150 mijë euro te LD Alajuelense.
Padyshim që Demrozi nuk do e refuzonte 1 shifër të lartë, siç ato që u cakton lojtarëve. Tashmë mbeten për t’u parë lëvizjet e radhës.