Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Deklaratë E BUJSHME nga zyrtari i Egnatias: Partizani nuk matet me ne

Shkruar nga NEWSPORT
Deklaratë E BUJSHME nga zyrtari i Egnatias: Partizani nuk matet me ne
Edlir Tetova dhe Xhevdet Zekaj

Egnatia ia doli që të triumfonte 0-2 në “Arenën e Demave” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinal të Kupës, përballë Partizanit. Pas sigurimit të finales së këtij kompeticioni, drejtori i shtypit pranë klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj ka folur për “MCN TV”.

Ky i fundit është shprehur se Egnatia e meritoi këtë kualifikim, duke theksuar se Partizani nuk ka “këllqe” të merret me ekipin rrogozhinash.

“Egnatia nuk i la shanse Partizanit. Zotëruam topin mbi 80%. Ne gjatë gjithë javës kemi punuar fort dhe gjatë gjithë javës trajneri Tetova më ka siguruar se do kualifikohemi pasi gjendja e lojtarëve dhe rikthimet na japin garanci për këtë. Tetova përdori strategjitë e një mjeshtri, mendoj që Partizani nuk ka një grup që mund të përballojë skuadrën tonë.

Pra nuk janë kushtet për t’u përballur me një familje profesioniste si Egnatia. Egnatia është një familje e madhe. Që nga presidenti e deri te fushat ishin aty. E dinin të gjithë që Partizani nuk kishte këllqe të matet me këtë Egnatia”, ishin fjalët e zyrtarit të Egnatias, Xhevdet Zekaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga