Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Deklarata e fortë e trajnerit të Partizanit, kush spiunoi sot te të kuqtë? Miku i Kërnajës, armiku i Flamurtarit që çoi grop sot vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata e fortë e trajnerit të Partizanit, kush spiunoi sot te
Oltijon Kernaja

Ekipi i Partizanit mori një fitore të rëndësishme në Vlorë ndaj Flamurtarit me shifrat 0 – 1. Më shumë se sa loja e “Demave të Kuq” në këtë ndeshje, bëri bujë deklarata e trajnerit të ri te kryeqytetasit, fjala është për Oltijon Kërnaja.

Por çfarë tha pas ndeshjes konkretisht Kërnaja? “E dinimi se si luante Flamurtari, por edhe falë një miku që ka më sinjalizuar për dy lëvizjet që rivali do bënte.

Miku që na dha informacione për rivalin nuk tregohet, sepse është mik”, fjalët e trajnerit të Partizanit pas takimit ndaj Flamurtarit. E gjithë kjo “panorame” hedh hije dyshimi.

Mister mbetet se kush është “armiku” i Flamurtarit që gjendjet në gjirin e tyre, i cili në këtë rast korrospodon me mikun e Oltijon Kërnajës.

Pas kësaj deklarate të fortë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në klubin e Flamurtarit. Fakt mbeten fjalët e Kërnajës e megjithatë te Partizani me siguri do te vijojnë përgatitjet intensive për ndeshjet e radhës.    

Poll

Lexo gjithashtu