Orges Shehi
Orges Shehi debutoi në aventurën e tij të dytë te Tirana me humbje. Bardheblutë u mposhtën me përmbysje 3-1 nga Vllaznia në Klasiken e Shqipërisë.
Një humbje që “dhemb” te kryeqytetasit, të cilët vazhdojnë të mbeten në “vorbullën” e mbijetesës dhe tashmë javë pas jave kjo fillon e vështirësohet dhe me bardheblutë që “rriskojnë” akomë më shumë.
Shehit i ndodhi ajo që kishte më shumë “frikë”. Bekim Balaj për të disatën herë i shënoi Tiranës dhe sa herë që shkodrani shënon, “dridhen” themelet e Tiranës. Me golin e shënuar ditën e djeshme, sulmuesi e çoi numrin e realizimeve në portën e kryeqytetasve në 11 gola në 9 ndeshje, duke u bërë “makthi” i skuadrës së Orges Shehit.
Poll
