Tirana dhe Partizani barazuan në derbin e fundit të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Supersfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores, përfundoi në barazim pa gola.
Tashmë, kompania e njohur “SofaScore” ka bërë publike edhe notat e lojtarëve të Tirana – Partizani. Sipas kompanisë, Gentian Selmani është “Lojtari i Ndeshjes”, me notën më të lartë, 7.9. Ndjekësit më të afërt të tij janë Qirko me 7.7 dhe Tedi Cara 7.8.
Përsa i përket lojtarëve me notën më të dobët, atë post e mban Altin Bytyçi me notën 6. Ndërsa më tej vijnë Agim Zeka dhe Akileu Ndreca me të njëjtën notë, 6.4.
NOTAT:
Galeria fotografike ()
Poll