Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Daja nis punën te Dinamo, debutimi në derbi ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Daja nis punën te Dinamo, debutimi në derbi ndaj Partizanit
Ilir Daja

Ilir Daja ka nisur ditën e djeshme aventurën e tij te Dinamo. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit, Daja është prezantuar me ekipin dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë.

Timonieri kryeqytetas mësohet se ka mbajtur një fjalim prej 10 minutash para ekipin, ndërsa u ka bërë të qartë edhe filozofinë e tij të lojës. Në këtë mënyrë 57-vjeçari “ndez motorët” dhe kërkon të arrijë rezultate pozitive në krye të dinamovitëve.

Pauza e Superiores për shkak të ndeshjeve të Kombëtares është në favorin e Dajës, i cili do të ketë më shumë kohë të përgatisë skuadrën për duelin e radhës. Interesant është fakti që debutimin në stolin e Dinamos do ta bëjë në derbi ndaj ish-skuadrës së tij, Partizani, ku timonieri i “Bluve” padiksutim do të synojë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë aventurë. Sfidë që do të luhet në "Arenën e Demave" më 12 shtator në orën 19:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga