Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Laçit ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 8-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm, i cili do të luhet ditën e premte në orën 19:00.
Dinamovitët me Ilir Dajën janë bërë të “frikshëm”, ndërsa kanë arritur të marrin rezultate pozitive. Fitorja e fundit ndaj Vllaznisë ka sjell akoma më shumë optimizëm në ekip dhe Daja bashkë me “djemtë” e tij do të tentojnë një tjetër fitore ndaj ekipit të Armando Cungut.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi në këtë përballje do të mungojë Rustem Hoxha. Ky i fundit u dëmtua ndaj shkodranëve dhe do të mungojë për disa sfida. Por nga ana tjetër Daja “kryqëzon” gishtat për rikthimin e Bruno Ditës.
Kapiteni është në lufë me kohën dhe do të shihet vetëm para sfidës nëse do të mund t’ia dalë të jetë në fushën e lojës.