Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Cungu pas barazimit me Partizanin: I keqardhur për rezultatin, nuk kishim shumë qetësi

Shkruar nga NEWSPORT
Cungu pas barazimit me Partizanin: I keqardhur për rezultatin, nuk kishim
Armand Cungu

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Partizanin. Ekipet kështu ndajnë nga një pikë në ndeshje e javës së 5-të të Superiores.

Armando Cungu pas sfidës është shumë i keqardhur që skuadra e tij nuk po arrin të marrë fitoren. Ndër të tjera shpreson që ekipi i tij sa më shpejt të gjejë fitoren, pasi lojtarëet kanë nevojë për pak qetësi.

"Barazimi? I kënaqur për lojën dhe atë që treguan djemtë. Pos situata ku ndodhemi nuk na lejon të gëzojmë shumë. Kishim shumë momente ku me pak gjetësi mund t’i zgjidhnin më mirë. Kundër një ekipi si Partizani edhe barazimi mund të pranohet.

Sa keqardhje? Kam, pasi kundër një ekipi is Partizani duhet të shfrytëzon të gjithqë mundësitë dhe të jesh më i qetë. Kemi keqardhje të madhe, pasi u bënë disa ndeshje. Skuadra po luan mirë, por nuk po marrim rezultate.

Laçi i sezonit të kaluar dhe ky i sotmi ka ndrysdhaur. Kemi lojtarë të rinjë nnë moshë dhe u duhert pak punë e kohë për të arritur. Marrjen e këtyre 3 pikëve e kishim si oksigjen, gjë të cilën duhet ta bënim që 2-3 javë më parë. Shpresojmë që rezultate pozitive të na vijnë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo do t’u japë edhe qetësi lojtarëve.

As sulmi dhe mesfusha nuk ka shënuar dhe golat vijnë nga stolat? Është e vërtetë, kjo është situata momentale. Ne dalim para, por nuk po kemi forca për të çuar topin në portë”, ka theksuar Cungu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga