
Laçi – Teuta është një nga sfidta më delikate të javës së 7-të të Superiores, duel ky që do të zhvillohet në stadiumin “Laçi” në orën 16:00. Kurbinasit do të luajë vetëm për fitoren, pasi çdo rezultat tjetër për bardhezinjtë do të ishte “fatal”.
Skuadra e Armando Cungut do të jetë all-in” në fushën e lojës, me timonierin shkodran që do të luajë me lojtarët më të mirë që nga në dispozicion për të tentuar 3 pikët. Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Edi Martinin.
Teuta ndaj Laçit do të ketë një mungesë të rnëdësishme. Artan Jazxhi nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje, pasi mbrojtësi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. “Dhimbje koke “m për Martinin, i cili duhet të “arnojë” mbrojtjen ndaj kurbinasve.