Analisti Sokol Bulku i ftuar në RTSH ka folur për takimin e orës 18:00, krahas takimit të Elbasanit me Dinamonm në të njëjtën orë. Sokoli e sheh Teutën të çbalancuar dhe kjo sfidë duhet fituar ashtu si ndaj kryeqytetasve të tjerë, Tiranës.
Analisti, Partizanin e shikon si favorit, pasi kreun dëshiron t'a mbajë dhe 3 pikët sot janë detyrim. Ai shikon Tedi Carën si një "yll" të ekipit dhe mbështet Veselinovic në dhënien e përgjegjësive tek futbollsiit i talentuar, jo vetëm tek Rrapaj i cili është deklaruar si lider.
“Cara ka shumë kualitet. Ai është si Rrapaj dhe Veselinovic do që ai të jetë një yll i skuadrës duke bërë që të ketë sa më shumë alternativa që zgjidhin ndeshjet. Teuta ka qenë mirë po nuk e di cçarë ka këto kohë. Durrsakët kanë luhatje të mëdha dhe mbetet për t’u parë si do reagojnë ndaj Partizanit. Këta të fundit duan të fitojnë me se s’bën pasi nuk duan të humbasin kryesimin.
Është me të vërtetë një arenë dyluftimi siç e keni cilësuar ju. Teuta do të rigjejë formën që kishte dhe të ngjitet në tabelë, por e shoh vështirë në takimin e sotëm. Ekipi i Teutës nuk besoj të ketë mbajtje topi shumë në përqindje pasi synon më shumë nga anët.”, u shpreh Sokol Bulku.